Migjeni: Millosh Gjergj Nikolla
Paperback
Please select the version of book you would like to purchase.
ISBN10: 149917375X
ISBN13: 9781499173758
Publisher: Createspace
Published: Apr 16 2014
Pages: 66
Weight: 0.22
Height: 0.14 Width: 5.98 Depth: 9.02
Language: Albanian
ISBN13: 9781499173758
Publisher: Createspace
Published: Apr 16 2014
Pages: 66
Weight: 0.22
Height: 0.14 Width: 5.98 Depth: 9.02
Language: Albanian
Migjeni (pseudonimi i Millosh Gjergj Nikollës) është nga shkrimtarët më të shquar të letërsisë shqiptare. Me një realizëm të thellë, të panjohur deri atëherë në letërsinë tonë, ai pasqyroi jetën e përditshme të shoqërisë shqiptare, sidomos të shtresave të varfëra të qytetit e fshatit, duke demaskuar sistemin e prapambetur shoqëror si dhe fashizmin që po kërcënonte Evropën. Përfaqësuesi më i shquar i realizmit kritik, Migjeni futi në letërsinë tonë me një shkallë shumë të lartë ideoartistike protestën e hapur, ëndërrën për një botë të re dhe optimizmin e thellë. Migjeni lindi më 23 tetor 1911 në Shkodër, në familjen e një tregtari të vogël, ku shumë shpejt vështirësive ekonomike iu shtuan edhe fatkeqësitë familjare. Kur ishte pesë vjeç, i vdiq nëna, kurse në moshën trembëdhjetëvjeç humbi të atin, e më pas vëllanë e gjyshen me të cilën ai ishte lidhur fort pas vdekjes së nënës. Këto fatkeqësi e bënë Migjenin, që vetiu ishte një natyrë e mbyllur, të tërhiqej nga jeta e moshatarëve të tij. Pasi mbaroi shkollën fillore në Shkodër, ai shkoi për të vazhduar mësimet në Tivar dhe më pas përfundoi seminarin teologjik të Manastirit. Pikëpamjet e reja politike e shoqërore, konceptet e përpunuara mbi natyrën e shoqërisë, mbi njeriun dhe artin, krahas artit të tij të ri revolucionar, e bëjnë Migjenin figurën më të madhe të brezit të ri të viteve '30 dhe një nga shkrimtarët më të shquar shqiptarë. Me krijimtarinë e tij novatore letërsia jonë kaloi përfundimisht nga romantizmi ne realizmin kritik. Migjeni si në poezi edhe në prozë pasqyroi me realizëm të thellë shoqërinë shqiptare të kohës, jetën e shtresave më të vogla të qytetit dhe fshatit, iu kundërvu deri në mohim rendit në fuqi, akuzoi fashizmin, stigmatizoi klerin, artin zyrtar dhe arriti të japë një tablo realiste të viteve '30 . Në krijimtarinë e tij, për herë të parë përftohen figura dhe portrete të plota e shumë të fuqishme të malësorit e punëtorit, të gruas shqiptare e cila ishte viktimë e një shfrytëzimi të dyfishtë. Revolta e hapur, vuajtjet e thella, dhe optimizmi janë tipare karaktristike të poezisë së tij, e cila shquhet për konceptimin dhe sistemin origjinal të figuracionit. Kurse në prozë ai u shfaq si mjeshtër i portretizmit dhe i dhënies së psikologjisë së tipave të ndryshëm, që përfaqësojnë shtresa e klasa të ndryshme. Si në poezi dhe në prozë, ai solli një satirë shoqërore e politike të fuqishme. Në poezi ai trajtoi vjershën dhe poemën pa subjekt me varg të lirë, që shquhet për mendimin sintezë dhe sistemin figurativ, ku dallohet antiteza, simboli dhe alegoria. Në prozë ai lëvroi tregimin psikologjik, skicën, prozën satirike, që shquhet për tipat, portretet, dialogun, monologun, ritmin e veprimit, mendimin energjik dhe gjuhën e gjallë.
Also in
General Poetry
Dante's Vita Nuova, New Edition: A Translation and an Essay
Alighieri, Dante
Pitavy, Francois
Paperback
$33.00
The Beauty of the Husband: A Fictional Essay in 29 Tangos (by the Winner of the Nobel Prize in Literature)
Carson, Anne
Paperback
$17.10
Sounding the Seasons Enlarged Edition: One Hundred and Ten Sonnets for the Christian Year
Guite, Malcolm
Paperback
$19.94
Decreation: Poetry, Essays, Opera (by the Winner of the Nobel Prize in Literature)
Carson, Anne
Paperback
$18.05
Lao Tzu: Tao Te Ching: A Book about the Way and the Power of the Way
Le Guin, Ursula K.
Lao Tzu
Paperback
$17.06
Autobiography of Red: A Novel in Verse (by the Winner of the Nobel Prize in Literature)
Carson, Anne
Paperback
$19.00
