• Open Daily: 10am - 10pm
    Alley-side Pickup: 10am - 7pm

    3038 Hennepin Ave Minneapolis, MN
    612-822-4611

Open Daily: 10am - 10pm | Alley-side Pickup: 10am - 7pm
3038 Hennepin Ave Minneapolis, MN
612-822-4611
Prof. Kostaq Cipo: Monografi

Prof. Kostaq Cipo: Monografi

Paperback

Biographies General

Currently unavailable to order

ISBN13: 9798621085643
Publisher: Independently Published
Published: Mar 19 2020
Pages: 414
Weight: 1.33
Height: 0.92 Width: 5.98 Depth: 9.02
Language: Italian
Të pakta janë figurat e kulturës sonë që i kanë përshkruar të tria periudhat e fundit të historisë së re shqiptare, duke e përcjellë dhe duke e pasuruar më tej trashëgimninë e saj. Ndër këta rilindës që si një mrekulli e vazhdimësisë historike e mbajtën të pashuar atdhetarinë në zemër dhe pa ndërprerje penën në dorë deri në ditët e afërta me ne, janë emra kaq të shquar si Fan Noli, Asdreni, Aleksandër Xhuvani. Pranë tyre vjen dhe Kostaq Cipo-ja, një gjuhëtar dhe arsimtar, për të cilin të gjithë përmendin dijet e gjera, zellin arsimtar dhe shijen e hollë gjuhësore e letrare, por pak kush e di që ai ka qenë intelektuali të cilin ndoshta më shpesh se këdo tjetër deri në çlirim e kanë përndjekur dhe internuar. Kostaq Cipo brenda një periudhe të shkurtër hartoi dy vepra, Gramatikën dhe Sintaksën e gjuhës shqipe, që shënuan hapa të rëndësishëm përpara për gramatologjinë shqiptare. Ai dha kontribut për zgjidhjen teorike dhe praktike të problemeve të drejtëshkrimit mbi bazën e strukturës fonetike të shqipes, të përdorimit më të përhapur të trajtave morfologjike dhe të afrimit të të dy dialekteve. Njohës i shumë gjuhëve të vdekura dhe të gjalla, ai përfaqëson klasicitetin si institucion themelor në një kulturë europiane, pra edhe të kulturës sonë, i formuar në një qerthull nocionesh të shkollës krahasimtare dhe të gramatikanëve të rinj në vitet '30të të këtij shekulli, Kostaq Cipo-ja e reflektoi mendimin e tij në shkrimet që la si dëshmi. Bashkëkohës i Eqrem Çabejt dhe Aleksandër Xhuvanit, Cipoja ka vendin e vet të veçantë në kulturën gjuhësore shqiptare. Fantazma e ndritur e Kristoforidhit të Madh e thërret Cipon në panteonin e gjuhës shqipe, ndonëse, modestia e Cipos nuk krijon rast për të bërë show. Me kohë, në personalitetin e Cipos do të zotërojë figura e gjuhëtarit, por gjithnjë do të jetë i pranishëm dhe studiuesi i letërsisë. Në studimet letrare shqiptare të së kaluarës, kontributi i tij ka peshën e vet, jo vetëm së përfaqëson një nga stadet e mendimit tonë letrar të traditës, por përmban vlera dhe gjykime shkencore që i kanë qëndruar denjësisht kohës.Duke e vështruar në tërësi veprimtarinë shkencore të Kostaq Cipos, e cila shtrihet për më se tri dekada, vëmë re se, në qoftë se problemet e gjuhës do të zënë vend parësor dhe do të gjejnë shprehjen e tyre në veprat sintetizuese si Gramatika e Sintaksa e Gjuhës Shqipe, Fjalori i Gjuhës Shqipe, me studimet letrare, ai do të merret kohë pas kohe dhe puna e tij do të qëndrojë në kuadrin e artikujve, të shqyrtimeve, të recensioneve e portreteve letrare. Në këtë rast, bën përjashtim vetëm vepra Fillimet e Stilistikës e të Letërsisë së Përgjithëshme hartuar tok me Aleksandër Xhuvanin.Dihet se Kostaq Cipo ka qenë një gjuhëtar i talentuar, me pregatitje serioze filologjike, zotërues i shkëlqyer i gjuhëve klasike e moderne, e në të njëjtën kohë dhe një njohës i thellë i Letërsisë, i formuar nga pikëpamja teoriko-letrare, me koncepte e metodologji shkencore, me shije të holla estetike. Këta dy komponentë solidë tek ai, do të jenë të lidhur në bashkëveprim të përhershëm, duke ndikuar jo vetëm në mënyrë të ndërsjelltë te njëri-tjetri, por dhe duke përcaktuar disa tipare origjinale të veprimtarisë së tij. Edukatori e gjuhëtari Kostaq Cipo e vijon bisedën me ne nëpër faqet e librave dhe të artikujve të tij, të shkruar me një gjuhë të çlirët e të ngrohte, me shije të veçantë, që meriton të quhet me stilin e Cipos.

Also in

Biographies General