Revista Letrare: Dimër 2024
Paperback
ISBN13: 9782390690382
Publisher: Rl Books
Published: Dec 15 2024
Pages: 156
Weight: 0.52
Height: 0.36 Width: 6.00 Depth: 9.00
Language: Albanian
Revista Letrare - Dimër 2024 sjell një përzgjedhje të larmishme të letërsisë shqiptare dhe botërore. Ky numër prezanton autorë të njohur dhe zëra të rinj, duke ofruar një pasqyrë të ndjenjave njerëzore, përvojave të jetës dhe sfidave moderne përmes një lenteje letrare mjeshtërore.
Proza: Në këtë numër shfaqen tregime të thella dhe emocionuese nga autorë si Liridon Mulaj me Nëse dikujt i mungon buzëqeshja..., një histori rrëqethëse për përditshmërinë e mbushur me stërmundime dhe sakrifica të një gruaje të munduar, që mundohet t'i përvidhet sadopak realitetit të hidhur vetëm me ëndërrime. Georgi Gospodinov, mjeshtër i ironisë dhe absurdit, paraqitet me tregimet e tij të shkurtra: Historia e fundit për vitet '90 dhe Një mizë në urinore, përkthyer nga Arbër Ahmetaj, i cili sjell për këtë numër edhe prozën e tij Palltoja, ku përshkruhet kaq bukur ndjeshmëria e shpirtit njerëzor dhe mirënjohja. Juan Benet vjen me një intervistë dhe tregimin Fabula e parë, përkthyer nga Elvana Zaimi, ndërsa Arbër Selmani përshkruan me ndjeshmëri të lartë rrëfimin e tij Dimitrij.. Diana Markaj sjell përmes prozës së shkurtër po përhumbjen e një gruaje në Valsin e kujtimeve.
Poezia: Përkthime të shkëlqyera të poetëve të mëdhenj si Riyad Al-Hussein dhe Mahmoud Derwish, zëra të fuqishëm të poezisë arabe, përkthyer me mjeshtëri nga Elmaz Fida. Carol Ann Duffy, poetja e njohur britanike prek me vargje të ndjeshme, që janë përkthyer bukur dhe me emocionin që mbartin nga Rielna Paja. Po kaq emocionuese vijnë edhe poezitë e shkruara nga Alfons Zeneli, Herman Çuka, Klodian Kapllanaj, që shpalosin horizonte të reja artistike me tema dashurie, vetmie dhe identiteti. Hysen Kobellari sjell një poemë për gruan, parë në një këndvështrim ndryshe, Reshida Çoba depërton te lexuesi me vargje erotike dhe po pesë tanka erotike nga Antologjia e poezisë klasike japoneze vijnë bukur përmes përkthimit të Melsen Kafilaj.
Kujtesë Kjo rubrikë sjell njeriun dhe shkrimtarin e madh Teki Dervishi, nëpërmjet tregimit të shkurtër Apokalipsa dhe rrëfimit të shkrimtarit dhe publicistit Blerim Valla.
Dosier dhe Ese: Në këtë numër përfshihen edhe analiza letrare dhe ese nga Romelda Bozhani dhe përkthime mbi avangardën ruse nga Agron Tufa, duke pasuruar më tej përvojën letrare të lexuesve.
Revista Letrare - Dimër 2024 është një domosdoshmëri për dashamirësit e letërsisë shqipe dhe botërore, një urë lidhëse mes traditës dhe modernes, një botim që vlerëson cilësinë dhe lirinë e shprehjes.
ISBN: 978-2-39069-038-2
Redaksia: Ornela Musabelliu, Dritan Kiçi, Arbër Ahmetaj, Eleana Zhako, Elmaz Fida.
Also from
Musabelliu, Ornela
Shkenca e pasurimit: Si të bëhesh i pasur e i suksesshën përmes mendimit krijues
Wattles, Wallace D.
Paperback
Also in
Poetry Anthologies
Alaska Literary Field Guide: Art, Ecology, Poetry
Lord, Nancy
Grace Moler, Shaelene
Holleman, Marybeth
Paperback
We Had Our Reasons: Poems by Ricardo Ruiz and Other Hardworking Mexicans from Eastern Washington
Ruiz, Ricardo
Paperback
The Oxford Book of English Verse, Part 1: Medievals to Marlowe (Yesterday's Classics)
Quiller-Couch, Arthur
Paperback
A Bowl of Goodness: Nourishing Poems with a Side of Soup, Celebrating Community, Friendship, and Resilience
Jackson, Major
Hardcover
Poem a Day: 366 Poems, Old and New - One for Each Day of the Year
Albery, Nicolas
McCosker, Karen
Paperback
The Harp and Laurel Wreath: Poetry and Dictation for the Classical Curriculum
Berquist, Laura M.
Paperback
Faeries, Sprites & Malevolent Spirits: An Anthology of Classic Poetry & Stories
Thorne, Aurora
Hardcover
Here to Stay: Poetry and Prose from the Undocumented Diaspora
Hernandez Castillo, Marcelo
Joseph, Janine
Lin, Esther
Paperback
Daughters of Latin America: An International Anthology of Writing by Latine Women
Guzman, Sandra
Paperback
Creative Stillness: An Anthology of Poetry and Essays by the Creative Writing Hour
Alejandrina, Dhayana
Alaloul, Nadine
Makoni, Sekai
Paperback
White Teeth, Red Blood: Selected Vampiric Verses
Baudelaire, Charles
Dickinson, Emily
Byron, George Gordon, 1788-
Hardcover
The Dharma of Poetry: How Poems Can Deepen Your Spiritual Practice and Open You to Joy
Brehm, John
Paperback
Into the Garden: A Wedding Anthology: Poetry and Prose on Love and Marriage
Hass, Robert
Mitchell, Stephen
Paperback
On Resilience: Stories of Climate Adaptation Across Washington's Landscapes
Morgan, Harriet
Senechal, Lindsay
Paperback
